03/08/2026
📢 NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR TË GJITHË APLIKUESIT
Sipas njoftimit zyrtar për procedurën „Svoj na svome“ kanë filluar të shpërndahen njoftimet e para rrethë statusit apo edhe plotësimit të lëndës së aplikimit.
📄 Pas shqyrtimit të aplikimit, nëse konstatohet se mungon ndonjë dokument i nevojshëm, aplikuesi do të njoftohet për këtë. Ai është i obliguar që një afat sa më të afërt t'a bëjë plotësimin e tij.
📱 Njoftimi mund të bëhet përmes SMS-së, e-mailit ose portalit eUprava.
🔢 Në njoftim do të shënohet numri i lëndës së aplikimit që ju është dhënë gjatë dorëzimit të aplikimit.
🏢 Njoftimin do t'a dërgojë organi kompetent që zhvillon procedurën e regjistrimit të të drejtave të pronësisë, në përputhje me ligjin.
⏳ Aplikuesit kërkohen të kenë mirëkuptim dhe të presin gjatë zhvillimit të procedurës.
❓ Për pyetje ose paqartësi mund të kontaktoni: [email protected] ose na kontaktoni për informata dhe ndihmë profesionale.
👉 Prandaj, kontrolloni rregullisht SMS-të, e-mailin dhe portalin eUprava për çdo njoftim lidhur me aplikimin tuaj.
Me ju në çdo hap të rregullimit të dokumentacionit të objektit tuaj.
Pro ARCH